Qeveria bën vaksinën me detyrim, urdhër me SMS mësuesve

1 Minuta Lexim

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë u ka dërguar një mesazh drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjithë vendin, lidhur me listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar ende.

Me anë të këtij mesazhi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se në datën 1 shtator 2021, të gjithë mësuesit dhe stafi drejtues duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19.

Mesazhi që ka mbërritur në telefonin e drejtuesve të institucioneve arsimore:

Pershendetje. Brenda ditës së sotme do të dërgoni listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mësuesit së muajin Shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar. Edhe njëherë lexoni mirë mesazhin të gjithë mësuesit që nuk e kanë bërë vaksinën urgjent të plotësojnë tabelën! Raportimi duhet urgjent për ZVA.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull