Një firmë australiane e veshjeve është gjobitur me 2.6 milion £ (4.86 milion dollarë Australian) pasi pretendoi se veshjet e saj parandalonin përhapjen e Covid-19.
Kompania e quajtur “Lorna” kishte publikuar një reklamë, në të cilën thuhej se veshjet e saj ishin të ndërtuara me një teknologji të tillë të quajtur “LJ Shield”, e cila sipas saj parandalonte të gjitha bakteret të depërtonin në trupin e njeriut.
Në vendimin e gjykatës ky pretendim i kompanisë u cilësua si shfrytëzues dhe potencialisht i rrezikshëm, ndërsa “Lorna” pranoi vendimin e gjykatës.
Kompania pohoi se ishte mashtruar nga furnizuesi i saj, duke deklaruar:
“Një furnizues i besuar na shiti një produkt që nuk ishte ashtu siç ishte premtuar,” tha shefi ekzekutiv i Lorna, Jane Bill Clarkson.
“Ata na bënë të besojmë se teknologjia prapa LJ Shield po shitej diku tjetër në Australi, SHBA, Kinë dhe Tajvan dhe se ishte anti-bakteriale dhe anti-virale. Ne besonim se klientët tanë po përfitonin nga kjo”, shtoi më tej Clarkson.