Vijon zjarri në Gjorgos në vendi i quajtur Gurzezë që ndan Cakranin me Gjorgos dhe Kasnicën.
Pylli me pisha vijon të digjet e ka marrë fshatin Kasnicë. Tymi ka përfshirë zonën e vatrat përhapen.
Zjarrfikësit janë nisur në vendngjarje por për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur të futen makinat.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit vijojnë punën por është e vështirë të vihen nën kontroll flakët.