10 shqiptarë humbën jetën në aksident, kryeministri kroat: Jemi me familjet e viktimave

1 Minuta Lexim

Këtë të dielë një aksident më 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar është regjistruar në Brod të Kroacisë.

Autobusi me targa të Kosovës ishte i i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar për aksidentin fatal nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

“Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai.

Aksidenti me 10 viktima, kryeministri kroat ngushëllon Kosovën: Jemi
LEXO EDHE  Sekuestrohen 3.2 kg drogë dhe fidanë kanabisi, arrestohen babë e bir

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull