Ekspertët po konsiderojnë se dieta e ujit, është një nga më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut. Ky llogaritet si një regjim për trupin, ku njeriut i ndalohet konsumimi i të gjitha ushqimeve përveç çajit, ujit dhe kafesë, por kjo po del të jetë po aq e rrezikshme sikurse anoreksia.
Kështu thotë Joanne Labiner, si eksperte e ushqyerjes dhe çrregullimeve shëndetësore, ndërsa u shpreh se kjo dietë mund të jetë aq e keqe për organet e njeriut. Kjo sepse sipas saj, njerëzit me anoreksi mund të vdesin nga një atak një zemër. Joanne, ka rekomanduar madje që këtë dietë të mos e përdorin sidomos në një kohë të vitit kur njerëzit argëtohen.