Zgjedhja e Artur Kalasë në Gjykatën e Lartë, reagon Yuri Kim

1 Minuta Lexim

Ambasadorja e SHBA-ve , Yuri Kim ka vlerësuar si një hap pozitiv për reformën në drejtësi zgjedhjen e anëtarit të 8-të në Gjykatën e Lartë, Artur Kalaja.

Kim shkruan se Gjykatës së Lartë i duhen edhe dy anëtarë në mënyrë që më pas të zgjedhë tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që i takojnë të zgjidhen nga GjL.

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në GjL, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet i 10-ti, GjL do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në GjK. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, shkruan Kim

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull