Temperaturat shkojnë mbi 40 gradë, ky është parashikimi i motit për sot

1 Minuta Lexim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 40°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 41°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull