Duket se këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, dhe familja e saj janë ende në Shqipëri. Babai i artistes, Dukagjini, ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku zbulon se janë realizuar në qytetin e Vlorës.
Madje Lipa ka zbuluar se këto foto i ka realizuar pikërisht këngëtarja me famë botërore.
Kujtojmë se Dua së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, ku u pritën nga kreu i qeverisë si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.g
Këngëtarja e famshme vizitoi kryeqytetin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se kanë shëtitur edhe qytete të tjera si Kruja dhe Durrës.