Përzierja që do t’ju prezantojmë sot është një laksativ i fuqishëm natyror, që mund të përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë. Në përmbajtje të saj ka kumbulla, një frut i pasur me fibra, që përmirëson tretjen dhe trajton problemet si kapsllëku.
Ja si mund ta përgatisni atë:
Hidhni 5 gota ujë në një enë, pastaj shtoni hurmat e Arabisë dhe kumbullat, pasi ti keni copëtuar. I ziejini ato për 10-15 minuta.
Lërini të ftohen dhe konsumojini në mëngjes, me stomakun bosh (esëll). Këtë përzierje, mund ta shoqëroni me kos ose drithëra.
Këshilla për parandalimin e kapsllëkut
Për të trajtuar dhe parandaluar kapsllëkun, ju duhet të hani ushqime të pasura me fibra dhe të pini shumë ujë.
Ju gjithashtu mund të provoni të pini ujë me limon në mëngjes, i cili do të nxisë tretjen.
-Një mënyrë e mirë për të trajtuar kapsllëkun është të vendosni disa kumbulla në ujë dhe t’i leni brenda natës, pastaj t’i konsumoni ato në mëngjes.