‘Kishte të dashur tjetër’/ Rrëfehet shqiptari që vrau bashkëjetuesen

2 Minuta Lexim

Pas muajsh të gjatë heshtje dhe mohimi, më në fund ai ka vendosur të rrëfehet.

Të martën në mëngjes, u zhvillua në burgun e Pavias një seancë hetimore ndaj shqiptarit Alfred Kipe, që u arrestua 7 shkurtin e kaluar nga karabinierët, përgjegjës për vrasjen e bashkëatdhetares së tij, vrarë me 5 gjuajtje thike në këmbë dhe në shpinë në një rrethrrotullim midis San Giulianos Milanese dhe Melegnano.

Por burri ka vendosur të rrëfehet.

E kishte vrarë për xhelozi. E kishte surprizuar në rrugë dhe e kishte vrarë.

Më pas ia kishte mbathur për tu dehur.

Luljeta Heshta, 47 vjeçarja shqiptare, u gjet e masakruar me thikë të dielën në mëngjes, në cep të rrugës aty ku zakonisht ushtronte prostitucionin.

Shoku i viktimës që ishte me qëndrim në Itali prej të paktën 10 vitesh, u ndalua menjëherë.

Viktima dhe vrasësi jetonin bashkë prej të paktën 20 vitesh dhe jetonin në zonën e Corveto.

Motivet e vrasjes duhen kërkuar të xhelozia e burrit, edhe ai shqiptar, 43 vjeç me precedentë të shumtë penalë.

Kur karabinierët e ndaluan, pikërisht në zonën e Corveto, ishte i dehur edhe i veshur ende me veshket që kishte në momentin e vrasjes; këpucë të kuqe, flokë të zinj dhe xhup të errët.

I pyetur deri në mbrëmje vonë, nuk ishtë rrëfyer, përkundrazi u kishte thënë hetuesve se kishte qenë gjithë ditën në një bar në Milano, por pamjet e telekamerave të sigurisë e lidhnin me skenën e vrasjes, sipas rrëfimeve edhe të disa dëshmitarëve.

45 vjeçari që ka qenë kontradiktor disa herë në dëshmitë e tij, ishte shprehur edhe për xhelozinë e tij për një raport të presupozuar midis bashkëjetueses së tij dhe një të dashuri që ajo kishte prej disa muajsh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull