Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku ishte punësuar.
Ndërkohë në aksin Sarandë-Borsh u bë i mundur arrestimi i 37-vjeçarit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor Sarandë-Borsh, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.