Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë.
Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.
Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.
A Është E Ngrënshme Lëkura E Fikut?
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.
Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.
Përse Djeg Lëkura E Fikut
Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.
Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWe.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid.
Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.
Jo Të Gjithë Fiqtë Shkaktojnë Djegie
Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.
Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.
A Vazhdon Pjekja E Frutit Edhe Pas Këputjes Nga Pema?
Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.
Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.
Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’
Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.
Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.
Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.
Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.
Ficina Tek Fiqtë E Thatë
Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë.
Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.
Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë./AgroWeb.org