SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun, ku u vendos që të mos riniseshin hetimet ndaj tij për çështjen e Gërdecit.
Pas rrëzimit të kërkesës drejtuar GJKKO-së për rihapje të hetimeve, stuktura e Posaçme Anti-Korrupsion iu drejtua këtë të hënë Apelit, ku kërkon riçelje hetimesh për ish-ministrine mbrojtjes.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Shkalla e parë e GJKKO, pas shqyrtimit të kërkesës, vendosi që të rrëzonte SPAK-un duke shpëtuar Fatmir Mediun nga rihetimi dhe procesi gjyqësor.
Në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi rigjykimin e ish-ministrit Mediu, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.