Varianti Delta ka arrtitur në më shumë se 20 qytete dhe në një duzinë pronvicash në Kinë. Administratat lokale po kryejnë testime masive dhe po rrethojnë zonat që janë me të kuqe. Disa qytete janë nën bllokim të rreptë dhe banorët nuk mund të largohen nga shtëpia.
Miliona njerëz janë vendosur sërish në “Lock-down” në Kinë ndërsa vendi përpiqet të përballojë shpërthimin më të madh që nga koha e Wuhanit. U raportuan zyrtarisht 55 raste të reja sot pas shpërthimit të variantit Delta, me përhapje të shpejtë që arriti në 20 qytete.
Kjo rritje është konsideruar serioze dhe filloi kur punonjësit e aeroportit në Nanjing të cilët kishin pastruar një aeroplan që mbërriti nga Rusia më vonë u testuan pozitivë. Qyteti qendror i Zhuzhou në provincën Hunan urdhëroi mbi 1.2 milion banorë të hënën që të qëndrojnë në shtëpi nën mbyllje të rreptë për tre ditët e ardhshme ndërsa përfundon një fushatë testimi dhe vaksinimi në të gjithë qytetin, sipas një deklarate zyrtare.
“Situata është ende e zymtë dhe e ndërlikuar,” tha qeveria Zhuzhou.