Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, sot i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në martesë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është martuar me Erblin Maliqin.
Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre martesore e realizuar në një ambient të bukur e me dekor të veçantë.
Sigurisht e gjithë vëmendja ishte te nusja, tepër elegante dhe me stil. Modeli i ri i flokëve ka rënë në sy.