Në Durrës mbahet bienalja “Netët e Muzikës Klasike”

2 Minuta Lexim

Në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës po mbahet bienalja “Netët e Muzikës Klasike” me titullin “Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës”. Ky event tradicional organizohet nga violinisti me famë ndërkombëtare Florian Vlashi. Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike “El jardin de las delicias” 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021. Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s: I Kopshti i Edenit, II Kopshti i Kënaqësive, III Ferri muzikor.

Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brenda saj një dimension të tillë.  Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturën. Gjatë Netëve të Bienales, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…

Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos. Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.  Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha  Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ““????????????????????????????????????????????????????????????????”- Vepër Arti total.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull