Janë të gjitha justifikime patetike egoiste që nuk marrin parasysh rreziqet e shëndetit, tuajin dhe të tij si edhe rrezikun për një shtatzëni të mundshme. Sa më shumë që ju pëlqen ai person, nëse ai përdor një nga këto justifikime për të mos vendosur prezervativ, ai po përpiqet t’ju mashtrojë për avantazhin e tij personal. Këto janë arsyetimet kryesore të përdorura nga burrat kur nuk duan të përdorin kondom:
1) Nuk gjej prezervativë që më përshtaten. Është shumë e vështirë të jesh para Rocco Siffredi-t, por më mirë i sigurt se sa i kënaqur.
2) Seksi pa prezervativ është më i mirë. A është më mirë të kesh SIDA ose të mbetesh shtatzënë që të kesh një ndjenjë më të mirë apo ndoshta është më mirë të mendosh para për shëndetin tënd? Ju as nuk duhet të mendoni se cili është zgjidhja më e mirë.
3) Rri e qetë, nuk kam sëmundje. Dhe besoni se kemi besim vetëm sepse ju e shprehni me gojë? Me një person që e thotë këtë, edhe nëse ai ka tre çertifikata mjekësore që e dëshmojnë si fakt nuk duhet besuar.
4) Unë jam alergjik ndaj lateksit. Nëse tashmë e dini që jeni alergjik ndaj lateksit, atëherë supozohet se keni blerë një nga shumë prezervativët e hipoalergjik dhe pa latex që ekzistojnë në treg. I keni harruar ato?/Gazeta ”DITA”