Nuk ka më karantinë, Zvicra ‘zbraz’ listën e vendeve të rrezikuara nga Covid-19

1 Minuta Lexim

Lista e rrezikut e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) do të jetë e zbrazët për herë të parë, duke filluar nga nesër, 4 gusht.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka bërë këtë njoftim të martën në faqen e saj të internetit, transmeton albinfo.ch. BAG ka fshirë vendet si Mbretëria e Bashkuar, India dhe Nepali nga lista e vendeve me variante shqetësuese të viruseve të Covid-19.

Kjo do të thotë që prej nesër nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga cili vend ata vijnë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull