Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e zjarreve për të gjitha vendet e prekura teksa disa vatra vijojnë të jenë aktive.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se situata në Gjirokastër po mbahet nën monitorim dhe është bërë e mundur shuarja e të gjithë vatrave të zjarrit, ndërkohë po punohet nga ajri për të shuar zjarret në Vlorë dhe zonat e tjera të prekura në Veri të vendit.
Pas një pune të palodhur të efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e të gjitha vatrave të zjarrit në Gjirokastër. Por situata po mbahet nën monitorim.
Puna nga forcat operacionale po vijon për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivuar vatra e zjarrit. Gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, te cilat po kontrollohen nga forcat në terren.
Zjarri në qyteti Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon me intensitet të ulët. Është izoluar një pjesë e madhe e vatrës dhe po punohet për shuarjen përfundimtare.
Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore, pak e pyllëzuar në fshatin Lukan, njësia administrative Selishtë, në bashkinë Dibër. Vatra mbetet aktive, por pa probleme për përhapje të mëtejshme. Edhe aty janë angazhuar forca të pushtetit vendor, të cilat po mbajnë situatën nën kontroll.
Në fshatin Zogas, në Skrapar, zjarri mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat. Situata po ndiqet në vijim.
Në Elbasan, në vendin e quajtur “Gropat e Borës”, midis fshatrave Cerujë dhe Gur i zi, njësia administrative Labinot Mal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pylli me bimësi të ulët. Situata edhe këtu është në monitorim.Në fshatin Zogas, në Skrapar, zjarri mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat. Situata po ndiqet në vijim.