Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare përpara se të nisë bisedimet për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Guardian, mes të tjerash, vendi komunist kërkon lehtësim të sanksioneve për pijet alkoolike të shtrenjta dhe për kostumet.
Po ashtu Koreja e Veriut kërkon lehtësim të sanksioneve për eksportet e metalit dhe karburanteve të përpunuara.
Ky lajm vjen në kohën kur Shërbimi i Inteligjencës në Korenë e Jugut ka paralajmëruar se vendi komunist është në mesin e një krize të rëndë.
Koreja e Veriut ka nisur të shpërndajë rezervat e mbetura ushtarake të orizit, të cilat zakonisht ruhen për kohë lufte.
Javën e kaluar, Koreja e Veriut riktheu komunikimin telefonik me Korenë e Jugut. Kjo shihet si një shenjë që vendi komunist po kërkon të jetë më i përgjegjshëm në bisedime.
Koreja e Veriut është goditur nga një krizë e rëndë për shkak të pandemisë, por edhe prej thatësirave të mëdha.
Uashingtoni akoma nuk ka thënë asnjë sinjal nëse ekziston gatishmëria për të lehtësuar sanksionet.