Zjarret në vend/ Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA: Janë përdorur vetëm 15% e mjeteve, është e turpshme!

2 Minuta Lexim

Prej shumë ditësh vendi është i përfshirë nga zjarret dhe si pasojë u dëmtuan sipërfaqe të mëdha pyjore dhe humbi jetën një i moshuar në Gjirokastër. Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkshi i ftuar në studion e Fax News u shpreh se është e turpshme që të punohet me kaq mjete në një situatë të tillë dhe se qeveria tregoi se është e dështuar dje me viktimën e parë nga zjarret.

Ai shtoi se nuk ka transparencë dhe se në terren janë vetëm 15% e mjeteve dhe të gjithë drejtuesit duhen ndëshkuar me ligj për këtë gjë pasi mungesa e kapaciteteve vjen si pasojë e politikës së ndjekur prej vitesh.

“Prej shumë ditësh jo vetëm ne por edhe rajoni ndodhet në një situatë mjaft të vështirë përballë zjarrit dhe qeveria ska marrë asnjë masë deri tani. Jemi në kushtet që nuk kemi transparencë, nga njëra anë thonë kemi shtuar kapacitete po në fakt shtohen zjarret. Thonë kemi 3 helikopterë por populli duhet ta dijë që vetëm 15% e mjeteve të forcave ajrore po operonnë këtë emergjencë dhe kjo gjë kërkon ndëshkim për drejtuesit.

Ka më shumë se një vit që janë jashtë gatishmërie, ska me cfarë të ndërhyhet.Forcat e Armatosura nuk kanë kapacitet si pasojë e gjithë politikës që ka ndjekur gjithë këto vite, ka mungesë kordinimi.

A mundet që Ministria e Mbrojtjes të na thotë sa helikopterë ndodhen në Remond? Zgjidhja e vetme është që Shqipëria tu kërkojë vendeve unitet që të sjellin ndihma dhe ne të mos e pësojmë akom më keq ng kjo situatë.Vdekja e 64 vjecarit dëshmoi dje dështimin e këtij shteti dhe deklaratat e zotit Peleshi janë të papërgjegjshme, nuk ka pajisje, mungesa të trashëguara në kohë jo sot.

Reagimi duhej bërë që ditën e parë, ndërkohë këtu ka vetëm shoë ku bëjnë sikur punojnë, është e turpshme që të mbyllësh gjithë këto vatra zjarri nga Veriu në Jug me 3 helikopterë”-u shpreh Gjunkshi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull