Ditët e fundit zjarret masive pushtuan vendin duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit në shumë zona. Krahasuar me ditën e djeshme situata është me e stabilizuar por disa vatra zjarri janë akoma aktive dhe kryesisht operacioni për shuarjen e flakëve është në fshtartat e Gjirokastrës.
Zona e emergjencës me vatrat e zjarrit ku po kryhet operacioni për vënien në kontroll dhe shuarjen e zjarrit është : “A.Lengo – Krinë – Tranosishtë – Saraqinishtë – Qestorat – Dhoksat ku ndodhen 160 forca që po përballen me këtë situatë të ndara sipas këtyre drejtimeve.
Terreni i vështirë , temperaturat e larta dhe era po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave të ushtrisë dhe të zjarrfikësve . Pavarësisht këtyte faktorëve puna nuk është ndalur deri në kontrollin e plotë të situatës.
Pas 12 ditësh luftë me flakët, me mjete rrethanore dhe kur zjarri ka shënuar viktimën e parë në vendin tonë, po vijnë ndihma nga jashtë. Drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda. Kjo është ndihma që na vjen nga Bashkimi Europian në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Brukselit.
Sot janë aktivizuar vatra mbi gjirin e Gramës që rrezikojnë edhe Llogaranë, ndërsa situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rënduar, në zonën e Dukatit të Ri. Por sërish ka rrezik, pasi era gjatë natës ka afruar flakët në bazën e Pashalimanit. Në orët e vona ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës, duke rrezikuar jetën e banorëve, megjithatë u bë e mundur neutralizimi i flakëve.