Afrim Dorda është arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Tepelenës për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur një armë zjarri automatik, të cilën e kishte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Luftinjë, Memaliaj.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.