Ndodh e papritura në Olimpiadë/ SHBA eliminohet në stafetën 4×100, vinin ”bast të sigurt” se do të fitonin të artën

1 Minuta Lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin pretendentët kryesorë për medaljen e artë në stafetën 4×100 për meshkuj, por, jashtë çdo parashikimi, nuk kaluan raundin e dytë të kësaj gare.

Trayvon Bromell, Fred Kerley, Ronnie Baker dhe Cravon Gillaspie nuk bënë një garim të mirë dhe përfunduan në vendin e gjashtë të baterisë së tyre, me kohën 38,10. Në fazën tjetër kualifikoheshin vetëm 5 vendet e para, që ishin Kina, Kanadaja, Italia, Gjermania dhe Gana.

Një rezultat i tillë bëri që legjenda e atletikës amerikane, Carl Lewis, të “shpërthente” në Twitter. Fituesi i 10 medaljeve në Olimpiada tha se performance e atletëve amerikanë ishte “për turp”.

“Ekipi amerikan bëri keq çdo gjë në stafetën e meshkujve. Sistemi i kalimit të stafetës ishte i keq, atletët vrapuan keq dhe dukej qartë që nuk kishte një lider. Ishte për turp dhe ishte një garë e papranueshme për ekipin amerikan”, shkroi Lewis në rrjetin social.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull