Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest shtëpie” të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda.
Ish-drejtuesja e lartë e qeverisë dyshohet se ka tentuar të ushtrojë ndikim të paligjshëm pranë Departamentit të Administratës Publike për punësimin e një zone nga Durrësit.
Sipas akteve hetimore të SPAK, për këtë ndërhyrje, besohet se Voda është paguar me 2 mijë euro dhe dy arka peshk, të cilat i ka marrë në portin e Durrësit.
Episodi për të cilën Rovena Voda qëndron nën masë sigurie dyshohet se ka ndodhur rreth një vit më parë dhe është ende e paqartë se përse prokurorët e SPAK-ut vendosën të ndërhynin vetëm në Korrik të vitit 2021.
Hetimi ndaj ish-zyrtares qeveritare u përshëndet edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë që veprimet e SPAK-ut u ironizuan nga qytetarët dhe një pjesë e analistëve, të cilët preson nga Prokuroria Speciale që të tregojë forcën përballë korrupsionit madhor.