5 mënyrat për ta mbajtur kujtesën në ‘formë’ ndërkohë që vitet kalojnë

5 Minuta Lexim

Këtu janë 5 pika të nxjerra nga libri i Harvardit i quajtur “Përmirësimi i kujtesës: Kuptimi i humbjes së kujtesës të lidhur me moshën” që mund të praktikoni çdo ditë për t’ju ndihmuar të mbani kujtesën në formë.

Të harrosh herë pas here është diçka e natyrshme, por bëhet shqetësuese nëse dikush fillon të harrojë shumicën e gjërave herë pas here. Kujtesa është një aftësi që të gjithë duan ta mbajnë deri në pleqëri, por që kërkon kujdes për trurin.

Një studim i vitit 2015 nga studiuesit në Universitetin e Harvardit tregon që aftësia jonë për të mbajtur vëmendjen përmirësohet me moshën, duke arritur kulmin rreth moshës 43 vjeç.

Por ndërsa plakemi, veçanërisht pas të 60 -ave, ne fillojmë të vërejmë se kemi tendencë të harrojmë gjëra të vogla dhe fillon e shtohet me kalimin e kohës.Ky libër i nxjerrë nga Publikimet e Shkollës Mjekësore të Harvardit ju tregon se si të mbani memorien në formë.

A po flini natën? Sipas librit të Harvardit, njerëzit që nuk flenë mirë natën kanë tendencë të kenë më shumë probleme me kujtesën sesa njerëzit që flenë mirë.

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, domethënë ata kanë vështirësi të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ilaçet për të nxitur gjumin nuk janë të mira në planin afatgjatë pasi këto ilaçe mund të dëmtojnë kujtesën dhe funksionimin e përgjithshëm të trurit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull