Kryeministri i Caraibeve, Ralph Gonsalves, ka përfunduar në spital pasi u plagos në protestat që po zhvillohen kundër vaksinimit për Covid-19.
“Reuters” shkruan se Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit, në momentin që është goditur në kokë nga një gur.
Nga ana tjetër, thuhet se protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar planet që shumicës së punonjësve shëndetësorë të vijës së parë t’u kërkohet që të vaksinohen kundër Covid-19.
Protesta nuk ishte edhe aq paqësore, pasi u hodhën gurë dhe shishe uji. Gjithashtu bëhet e ditur se në vend janë shënuar 2,298 raste të koronavirusit dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thotë universiteti.