Ne dhe Google traduction

2 Minuta Lexim
Nga Dashnor KOKONOZI-
Mora dje një mesazh nga një i njohuri im francez për një postim që kisha bërë. Çfarë dreqin do të ketë kuptuar ky thashë me vete dhe për të qenë më i qartë e përktheva vetë atë tekst në frengjisht me google traduction.
Vërtet që mbeta i habitur jo thjesht nga saktësia, nga riformulimi i frazës sipas sintaksës të gjuhës franceze, por mbi të gjithë nga një improvizim që kishte bërë roboti.
Diku kisha përdorur termin “përfigurim” për transformimin e një teksti biblik në imazh ikonografik.
Në një rast përkthimi ishte: qui dèpeint la scéne (i cili përshkruan, pikturon, vizaton skenën… ) dhe në një rast tjetër, représentant la scéne biblique (‘që’ paraqet skenën biblike)
Që të dy shpjegime tepër korrekte.
Së jashtmi duket sikur nuk ka asgjë anormale.
Prolemi është se fjala që kisha përdorur, përfiguron” doli që nuk është e pranishme as në fjalorët e vjetër të shqipës, por as në atë të vitit 2006.
Duke ditur se një robot nuk e mëson gjuhën nga prindërit, apo duke folur me moshatarët në rrugë, bërë pyetjen: ku i gjeti Google traduction këto përkthime kaq të sakta?
Ka improvizuar mbi një improvizim?
Kalimthi shtoj se lokucionin: më lë pa mend, ai nuk e ka perkthyer fjalë pë fjalë në frengjisht se nuk do të kishte asnjë kuptim (do të tingëllonte qesharake), por me një lokucion korrespondues të gjuhês frënge: me laisse sans voix.
Një vit më parë kjo ishte krejt e pamundur!
Nuk kam siguri shumë, por mbase është fjala për një proces për të cilin flitet gjithnjë e më shumë kohët e fundit: Deep Learning, i cili nuk ështê se ka shumë gjëra të përbashkëta me atë që njihej deri tani si: Machine Learning.
Megjithatë, roboti mbetet robot.
Një skenë biblike aq të njohur si Shpallja (Annonciation), shoh se e ka përkthyer me Apocalipse, që edhe ajo ka të bëjë me shkrimet greke, por është diçka krejt tjetër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull