Maja e Rrunës në Kukës është përfshirë nga flakët. Terreni i vështirë mes shkëmbinjve ua ka vështirësuar punën Forcave të Aratosura të Divizionit të Kukësit.
Ushtarët, nën komandën e drejtuesit të Divizionit Kukës Major Kastriot Ymeraj po luftojnë me flakët duke rrezikuar jetën në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.