Merr më shumë se Neymar/ Zbulohet kontrata e re me Leo Messit

2 Minuta Lexim

Leo Messi do të shkojë te Paris Sant German, PSG. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka arritur akordin për një kontratë dyvjeccare deri në vitin 2023 dhe me opsion për një vit shtyrjeje.

Kështu sipas mediave ka marrë fund dilema se ku do të luante ylli argjentinas në Angli apo në Francë.

PSG po ofron 35 milionë Paund, ose 40 milionë euro në sezon [shtesa të përfshira] deri në vitin 2023, plus opsion për të zgjatur deri në vitin 2024.

Sipas L’Equipe, klubi francez ka një kontratë të gatshme për Messin për tre vjet, me atë të fundit që është opsionale. Messi do të fitojë një pagë vjetore neto prej 40 milionë eurosh, më shumë se 35 milionë euro të Neymar.

“Shifra është pak më pak se ajo që klubi francez ishte i gatshëm të ofronte në të kaluarën,” shkroi L’Equipe. “Por oferta i përshtatet me kërkesat e lojtarit dhe i jep atij të paktën dy vjet”.

“Një takim midis PSG dhe përfaqësuesve të lojtarit është caktuar për të Dielën”, shkruan gazeta franceze.

Paris Saint Germain synon ta prezantojë Messin para tifozëve të martën e 10 gushtit në kullën e Eiffiel, ndërkohë që argjentinasi te PSG ribashkohet me shokun e tij të vjetër Neymar Jr, por edhe shokët e tij në kombëtaren argjentinase Di Maria e Paredes.

Me Messin në skuadër Pochettino mund të hedhë në fushë një formacion yjesh me Donnarumman në portë, Hakimin, Marquinhos, Ramos e Bernat në mbrojtje, Verratin, ëijnaldum e Di Marian në mesfushë dhe Neymar, Mbappe e 6-herë fituesin e e Topit të Artë në sulm, 11-she kjo që nuk duhet ta diskutojë fitimin e titullit kampion në Francë dhe duhet të tentojë me çdo kusht triumfin në Champions League.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull