Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e zjarrvënies në fshatin Gjorm në Vlorës.
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Bexhet Sinaj i cili shkaktoi një dëm tepër të madh dhe vuri në rrezik jetët e banorëve të fshatit, pasi ndezi zjarrin që dogji shkrumboi kodrat dhe dogji plot 300 rrënjë ulliri.
Po gjatë ditës së sotme, policia ka arritur të ndalojë tre pirromanë në Gjirokastër dhe një në Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.
Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.