Vipat shqiptarë ose figurat publike janë ato të cilat ushqejnë mediat me informacion, me fotot që postojnë apo me ndonjë “gafë” që lëshojnë pa e kuptuar.
Kemi dhe nga këto vipet e tjera të cilat vdesin për tu bërë pak drejtoresha pa shkuar asnjë ditë në zyrë. Janë edhe këto të tjerat që kanë qejf të bëhen specialist uji, preference nga më të ndryshme.
Gazeta Shqip do të marrë 3 “Vipet” të cilat janë përfolur shumë kohëve të fundit, Eli Fara, Zajmina Vasjari dhe Greta Koci.
Ditën e sotme doli lajmi se këngëtarja Greta Koçi në vitin 2013 u emërua drejtore në Drejtorinë e Marrëveshjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikeve të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme e cila drejtohej nga Flamur Noka.
Greta e nisi ditën e parë punës në administratë si drejtore e Drejtorisë së Marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme. Nuk kishte mbushur ende një vit nga diplomimi. Emërimi u firmos nga Isuf Çelaj i zgjedhur deputet i PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pak ditë më pare morëm vesh lajmin e bujshëm se Këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor. Ende nuk dime asgjë për këtë emërim të Zajminës ndoshta I duhen siguracione për efekt pensioni.
Por lajmi i cili kishte kohë që flitej nën zë nëpër disa media plasi duke u shëndërruar në “breaking news” Eli Fara drejtoreshë në 2 ministri të ndryshme të drejtuara nga Fatmir Mediu
Media të ndryshme në vend kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.
Këngëtarja Eli Fara në një reagim të saj shkroi se Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!
POSTIMI I PLOTE I ELI FARES:
“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!
Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve!
Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote?
Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!
Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!
Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!, shkruan këngëtarja.
Eli Fara është e vetmja nga 3 këngëtaret e cila ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura për ta, Greta dhe Zajmina kanë preferuar të heshtin. Nën zë thuhen se janë shumë të tjerë “Vipa”, të punësuar në administradë deri kur të dalin ne këtu jemi për ti nxjerr dhe për tu treguar qytetarëve realitetin tonë./Gazeta Shqip