Epidemiologu Alimehmeti jep informacionin e rëndësishëm: Tek moshat mbi 60 vjeç duhet…

4 Minuta Lexim

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti kërkon që te moshat mbi 60-vjeç të kryhet doza e tretë e vaksinës Coronavax. Në një analizë të situatës së koronavirusit në vend ka shpjeguar arsyet pse vaksina e Coronac ka nevojë edhe për një dozë të tretë tek grupmoshat mbi 60-vjeç.

Ndërsa rendit dy gjetje të studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe fazës dy, epidemiologu shkruan se në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë të vaksinës Coronavac tek moshat mbi 60-vjeç është zbuluar se 2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar. Më tej, ai shkruan se 6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra ka një rënie me 80% brenda 6 muajsh.

ANALIZA E PLOTË:

“CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe 2 në Kinë!

Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por

6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra

Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg):

100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte:

42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8),

3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), dhe

305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë.

Doza e tretë (3 μg) është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2 (detajet në tabela).

Sqarim 1: është paraqitur doza 3 μg, pasi është doza zyrtare e licensuar për këtë vaksinë, megjithatë studimi përfshin edhe dozat 1.5 μg dhe 6 μg.

Sqarim 2: edhe pse titri i antitrupave neutralizues ka rënë në nivel negativ, jo automatikisht do të thotë e njëjta gjë për përgjigjen qelizore, pra vaksina me dy doza mund të vazhdojë të ofrojë mbrojtjen nga format e rënda.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se:

Titri i antitrupave neutralizues bie shumë gjashtë muaj pas dy dozave CoronaVac te moshat e vjetra (>60 vjeç).

Një dozë e tretë indukton me shpejtësi (7 ditë) përgjigje imunitare të fortë.

Këto rezultate mund të ndihmojnë politikabërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull