Pas transferimit që tashmë pritet të bëhet publik ditën e nesërme të Lionel Messit tek PSG dhe largimit të tij nga Barcelona, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga shoku i tij i ngushtë tek katalanasit.
“Do të jetë e dhimbshme ta shohësh atë me një fanellë tjetër”- u shpreh Andres Iniesta.
“Leo, pas kalimit të shume viteve si katalanas, përfaqëson Barcelonën. Unë nuk e di se çfarë ndodhi brenda, apo si shkoi, por klubi do të duhet të shërohet nga kjo goditje”- vazhdon më tej Iniesta.
Sakaq, ekzaminimet mjekësore të Lionel Messit kanë përfunduar. Kampioni argjentinas ka përfunduar me sukses të gjitha testet në klinikën Neuilly.