IKSHPK në Kosovë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës pandemike në vend.
Janë kryer 6086 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 888 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht ka humbur jetën 1 qytetar. Më poshtë gjeni të dhënat e plota.
11 Gusht 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.
Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.
Në total numri i rasteve aktive është 3.489.