Një foto e vjetër apo të jetë liruar nga burgu? Bashkëshorti i Fjolla Morinës bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit

1 Minuta Lexim

Alayah, vajza e Fjolla Morinës, këngëtares që ndodhet pas hekurave ka festuar sot ditën e saj të lindjes. Ka qenë partneri i Morinës, ai që ka publikuar një foto nga një ambient festiv, teksa shihet me vajzën e vogël në krahë dhe pranë këngëtares.

Ky imazh shton dyshimet për lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, e cila u vu në pranga gjashtë muaj pasi u shpall në kërkim nga policia.

Ajo u arratis gjatë procesit gjyqësor teksa ndodhej në arrest shtëpie, por u dënua me nga gjykata e Kukësit me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Të jetë liruar nga burgu Morina, apo bëhet fjalë për një foto të vjetër të familjes?

Një foto e vjetër apo të jetë liruar nga burgu?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull