Edhe pse për disa ditë, modelja shqiptare Angela Martini, nuk u bë e gjallë në rrjetet sociale, ajo është kthyer fuqishëm tani.
Pak orë më parë, ajo bëri dhe reagimin e parë përmes dy fotove në Insta Story. Në njërën foto ka hedhur një emoji të buzëqeshur, ndoshta për të treguar gjendjen e saj emocionale pavarësisht gjërave që i ndodhën.
Ndërsa në foton tjetër ka shkruar: BESA dhe një nënshënim “Google it” që sikur i bën thirrje njerëzve ta kërkojnë se çfarë do të thotë fjala besë.
Ndoshta me këtë postim ajo do të tregojë se është një femër besnike pavarësisht kryetitujve se ajo “fundosi” bashkëshortin nëpërmjet zbulimit të vendndodhjes nga postimet në Instagram.
Ndërsa tani, modelja ka bërë një tjetër veprim. Ajo ka fshirë vendndodhjet e të gjitha postimeve në Instagram, pasi dyshohet se ishin pikërisht ato që bënë që policia të arrestonte biznesmenin rumun.
Dragos Savulescu u arrestua në Mykonos, ku dhe po kalonte pushimet me modelen. Tashmë ai është liruar dhe ndodhet në arrest shtëpie.