Fjolla Morina ka dalë nga burgu?! Ja fotoja që ngriti dyshimet

1 Minuta Lexim

Fjolla Morina del nga burgu?! Këngëtarja e njohur u arrestua 2 javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim armësh.

Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.

Por ditën e djeshme bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu. Vajza e saj e vogël Alayah festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku ka postuar një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa krah tij ndodhet edhe Fjolla.

Nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre. Ndërsa në profilin e Instagramit të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull