Aktivizohet një vatër e re zjarri në vend

1 Minuta Lexim

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Mbreshtan në Kolonjë.

Vatra aktivizuar që mbrëmjen e djeshme dhe po përhapet me shpejtësi.

Forcat zjarrfikëse ende nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë që ndodhet zona.

Aktualisht nuk dihet sipërfaqja e djegur në këtë zonë, por nga raportimet e deritanishme bëhet me dije se zjarri është shtrirë në një sipërfaqe të madhe.

Prej disa javësh vendi po përballet me vatra zjarri nga veriu në jug.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull