Mos e bëni më këtë gabim, kjo është arsyeja përse lavatriçja juaj harxhon 2-fish energji elektrike

1 Minuta Lexim

Shpesh herë na rekomandojnë sa detergjent duhet të përdorim për çdo larje por shumë prodhues ndonjëherë e teprojnë duke na bërë të konsumojmë më shumë produkte e të blejmë me tepër.

Detergjentë të shumtë na dëmtojnë veshjet, rrobat, por edhe ndikojnë ndjeshëm në buxhetin fale faturës së energjisë.

Zbardhuesit dhe pastruesit e shumtë lenë njolla mbi rroba dhe pluhuri larës i tepër bllokon lavatriçen e cila harxhon dy herë më shumë energji.

Sipas specialistes në larje Mary Gallager duhet të kemi kujdes të mos e teprojmë me këto detergjente sepse kjo s’do të thotë larje më e mirë.

Madje ne këtë mënyrë pa dashje ata veçse dëmtojnë rrobat dhe makinën larëse.

Për një larje të mirë thotë ajo janë të rëndësishme tre elemente si temperatura e ujit, centrifuga, dhe kombinimi i larësit e zbutësit.

Kështu vetëm nëse këto tre elemente do jenë optimal, atëherë larja juaj është optimal.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull