Shpresoj të mos e teproj, por kjo tabllo e jashtëzakonëshme e vitit 1333 që përfiguron skenën biblike të Shpalljes me autorë Simone Martini dhe Lippo Memmi, më lë pa mend. (Ruhet ne Uffizi).
Besoj se e di se për çfarë po flas dhe se modestisht shpresoj se e njoh disi ikonografinë.
Dikur i paraqita Bankës Botërore një projekt për fotografimin dhe skanimin e informatizimin, midis të tjerash, të të gjithë ikonografisë shqiptare. Projekti u miratua në Uashington dhe me atë rast (pas specializimesh të rëndësishme në Angli, Francê e Spanjë) propozova themelimin dhe isha drejtori i parë i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Trashëgimisë kulturore.
Kështu ndodhi që të njoh dhe kaloj nëpër duar të gjithë fondin e artë ikonografik.
Në një postim të mëparshëm dhashë interpretimin e dy autorëve bashkëkohorë francezë, për tablonë që kam sjellë këtu.
Interpretimi im është disi më tokësor dhe niset thjesht nga shprehja e fytyrës së Shën Marisë, në çastin që engjëlli e njofton se ajo është zgjedhur të jetë nëna e Atij që do të shpëtojë botën.
Kaq e dhënë është pas librit ajo grua, sa vë gishtin midis faqeve të tij dhe e sëkêlldisur, gati-gati jo shumë e kënaqur, duket sikur e pyet:
– Tani që po lexoj gjete të ma thuash këtë?
Kurrë e parë ndonjëhere!
Një himn i vërtetë për pasionin e leximit.
(Natyrisht duhet vështruar brenda disa rregullave te ikonografise se kohes, se kishte te tilla. Piktoret nuk ishin shume te lire. Buzet e personazhve biblike duhej te ishin te holla e jo mishnore, trupi nuk duhej te kishte shume volum etj. Ka ende nje ndikim te forte te estetikes së mrekullueshme bizantine. Duhet edhe gati 150 vjet qe te vije piktura e njohur e Rilindjes me sensualitetin dhe hymnizimin e trupit femeror etj.)
Së fundi bëj me dije se jemi nê fushën e interpretimit të artit dhe jo të fesë.