Turqia nuk gjen qetësi pas zjarreve, 17 viktima nga përmbytjet

1 Minuta Lexim

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Turqinë, fatkeqësia e dytë natyrore që goditi vendin  gjatë një muaji. Përmbytjet goditën provincat veriore të Turqisë ndërsa autoritetet njoftuan se disa nga vatrat e zjarrit që përfshinë bregdetin jugor për dy javë janë vënë tashmë nën kontroll.

15 persona humbën jetën njerëz nga përmbytjet në provincën Kastamonu dhe dy të tjerë  në Sinop. Më shumë se 1,300 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me helikopterë dhe anije.

Më shumë se 320 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë intensiteti i shirave të rrëmbyeshëm në zonë pritet të ulet gjatë ditës së sotme, sipas autoriteteve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull