Nuk ka shkollë pa u vaksinuar me anti Covid, penalizimi nis dhe në Shqipëri

1 Minuta Lexim

Shumë vende europiane kanë nisur të aplikojnë kushtin se personat e pavaksinuar nuk do të lejohen të kenë një jetë sociale apo dhe të shkojnë nëpër shkolla.

Ky penalizim në dobi të mbrojtjes së jetës do të aplikohet edhe në Shqipëri. Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si kusht për magjistratët e rinj që të marrin masa dhe të kryejnë vaksinimin kundër COVID-19, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor. Sipas njoftimit zyrtar, kush do të jetë i pranishëm në auditor duhet të vaksinohet.

“Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.
Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.
Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec”, njofton Shkolla e Magjistraturës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull