Çfarë i ka ndodhur? Qëndroi larg rrjeteve sociale, Enca zbulon arsyen që e detyroi të merrte këtë vendim të rëndësishëm: Shëndeti mendor dhe…

1 Minuta Lexim

Këngëtarja Enca Haxhia ka zbuluar arsyen se përse ka vendosur të qëndrojë disa kohë larg rrjeteve sociale.

Përmes një postimi në “Instastory”, këngëtarja e njohur shkruan se ka marrë pak pushim nga rrjetet sociale për t’i dedikuar më shumë kohë vetes. Ajo shkruan gjithashtu se ëndrrat dhe ambiciet janë të rëndësishme, por prioritet duhet të jetë shëndeti mendor e emocional.

“Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh.

Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj.

Ëndrrat dhe ambiciet e tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, shkruan Enca në postimin e saj.

Çfarë i ka ndodhur? Qëndroi larg rrjeteve sociale, Enca zbulon

Çfarë i ka ndodhur? Qëndroi larg rrjeteve sociale, Enca zbulon

Çfarë i ka ndodhur? Qëndroi larg rrjeteve sociale, Enca zbulon

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull