Tirana dhe Durrësi pritet të jenë dy qytetet të cilat do të presin qindra qytetarë të Afganistanit, të cilët pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme në Shqipëri.
Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj deklaroi se informacioni në lidhje me vendstrehimet është tepër hermetik, por gjithsesi pritet që Tirana dhe Durrësi të jenë dy qytetet ku do ngrihen vendstrehuimet.
Personat që pritet të vijnë janë rreth 350. Ata konsiderohen si elitë e Afganistanit, mes të cilëve ka njerëz të angazhuar në jetën politike dhe sociale të Afganistanit, të cilet do të jenë prtnere për SHBA-të dhe NATO-n.
“Ndërkohë që strehimi i tyre pritet të bëhen në dy zona, ajo e Durrësit dhe Kryeqytet. Nuk ka të dhëna, pasi informacioni është hermetik. Është një ccështje e mbajtur hermetike dhe nuk ka vendnodhje të sakte ku do mbërrijnë. Në një kohë të shpejtë pritet që afganët të zbresin ën Rinas. Kjo është taktikë e ngjashme që është bërë disa vite mëe parë me muxhahedinët. Janë me qindra persona, të përcaktuar si personalite, të arsimuar, të angazhuar në jetën e përditshme në Afganistan. Janë persona që kanë ndihmuar shërbimin informativ Amerikan dhe NATO me informacione, detaje dhe taktika. Këta janë persona të konsideruar si elitë e popullsisë afganë”, tha gazetari Gjinaj.
Pak ditë më parë Kryeministri Rama u vetëofrua për strehimin e këtyre personave, të cilët largohen pasi talebanët morën në dorë Kabulin. Ai tha se “Pa diskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria. Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me zakon, e as me moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje”.