Në Kabul të Afganistanit ndodhet edhe një shtetase shqiptare, e cila punon aty prej vitesh për llogari të një OJF-je ndërkombëtare.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtem e Shqipërisë për Neës 24.
Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.
Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve.
Siç thekson Ministria e Jashtme prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.