Disa fotografi të jashtëzakonshme janë publikuar nga mediat, ku tregohen qindra afganë në një aeroplan ushtarak mallrash të SHBA, në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga Kabuli, pas rënies së kryeqytetit në duart e talebanëve.
Fotografia e marrë nga faqja e lajmeve të mbrojtjes dhe sigurisë amerikane “Defense One”, tregon 640 persona të ngjeshur në një “C-17 Globemaster III”, numri më i lartë i njerëzve të transportuar ndonjëherë në një avion të tillë.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se udhëtarët – mes tyre gra dhe fëmijë – u evakuuan nga Kabuli në Katar të Dielën.