5 faktet që do t’ju ndryshojnë mendimin për akulloret

2 Minuta Lexim

Të gjithë e dinë supershitjen e verës – akulloren, por të paktë janë ata që i njohin mirë sekretet e saj. Më poshtë janë disa fakte që ju bëjnë të ndryshoni mendimin për akulloren.

Akulloret nuk të shëndoshin

Shkencëtarët kanë shpenzuar vite të tëra për të arritur në përfundimin se akulloret jo vetëm që nuk të shëndoshin, por ato stimulojnë përhapjen e grimcave të yndyrës në trup.

Akulloret shkojnë me salmonin

Akulloret në kuzhinë janë një frymëzim i pafund recetash, por ajo që ndoshta nuk e dini është se ato shkojnë shumë me salmonin. Shumë shefa kuzhine e konsiderojnë serioze pjesëmarrjen e akullores në recetat e tyre, përfshirë edhe dekoret.

Të kujtojnë në çdo kohë verën

Sa herë mendon për akulloren, menjëherë mendja të shkon te vera dhe rrezet e nxehta të diellit. Kështu, është një gjendje pozitive, shpjegojnë specialistët, e cila i siguron trurit një lloj relaksi edhe nëse jeni duke ngrënë akullore në dimër.

Të hash akullore, je më social

Edhe ky është një shpjegim që vjen nga psikologët. Të rrallë janë njerëzit që i hanë akulloret vetëm. Shumica preferojnë t’i konsumojnë ato me familjarë, me miq e shokë. Kjo i ndihmon të jenë gjithmonë atraktivë dhe më socialë.

Mbi të gjitha, akulloret të bëjnë të qeshësh!

Kush nuk qesh, kur është në shoqërinë e akullores?

Hani sa më shumë akullore!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull