Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Roshnik të Berat, ku dalja e një kamionçine nga rruga, ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zybo Brami 58 vjec, pasagjer në mjet, ndërsa dy të rinj Daniel Brami 26 vjec dhe Roni Brami 12 vjec janë në spital.
Shtetasi Astrit Kanaci i cili dyshohet si drejtues i mjetit është në gjendje te rënde shendetësore në spital.
Tre personat e plagosur pritet të dërgohen në spitalin e traumes në Tiranë.