DRTK Gjirokastër: Startojnë punimet për restaurimin e këmbëve të urës së Ali Pashë Tepelenës

2 Minuta Lexim

Në urën e Ali Pashë Tepelenës kanë nisur punimet për restaurimin e këmbëve të saj. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bën me dije lajmin dhe ka publikuar në faqen e saj dhe foto gjatë punimeve restauruese në këtë objekt, që është monument kulture. “Startojnë punimet për restaurimin e këmbëve të urës së Ali Pashë Tepelenës”, shkruan DRTK Gjirokastër. E ashtuquajtura ura e Ali Pashës, ose ndryshe Ura e Dunavatit, është pjesë e një kompleksi të madh të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, në fillim të shekullit 19. Ujësjellësi u ndërtua për të furnizuar çisternat e kështjellës me ujë nga Mali i Sopotit, 10 kilometra larg.

Gjirokastra nuk kishte ujë në atë kohë, dhe Ali Pasha pa nevojën urgjente të kësaj strukture. Ura është rreth 30 minuta larg nga Gjirokastra. Ujësjellësi u shkatërrua thuajse tërësisht në vitin 1932, por ky seksion në lagjen Dunavat ka mbetur ende. Një pamje e vërtetë e kësaj ure të famshme mund të shihet në pikturat e Eduard Lear, poeti dhe piktori i madh britanik, që udhëtoi në këtë zonë në mes të shekullit të 19. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër herë pas here publikon pamje nga punët që kryhen në zonën që ajo mbulon me monumentet e kulturës, por dhe materiale rreth tyre.

Në materialet e fundit që ka publikuar është dhe për Kroin, që shkruan se ka një volum kubik transparent me tre qemere anësore,i cili mbulohet me një kupolë sferike guri. “Uji del në murin verior pas të cilit ndodhet rezervuari i grumbullimit të ujit nga burimi. Volumi që mbulon krojet (4,85 x 5 m) është punuar me mure me gurë gëlqeror pak a shumë të gdhendur”, shprehet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, që ka publikuar dhe disa foto. Pak ditë më parë, DRTK Gjirokastër shkruante dhe për urën në fshatin Kala, që është monument kulture, kategoria e parë. “Është një ndërtim i shekullit 18-të i tipit hark”, shprehej ndër të tjera DRTK

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull